Shkolla e Magjistraturës, më datë 7 janar 2025, zhvillon aktivitetin trajnues me temë “Përmbajtja e urdhrit të ekzekutimit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Sokol Ngresi dhe Ervin Pollozhani
Lehtësuese: Anjeza Buzo
Qëllimi i këtij trajnimi është: Zhvillimi dhe përditësimi i njohurive ligjore për lëshimin dhe përmbajtjen e urdhrit të ekzekutimit me fokus problematikat e hasura në praktikën gjyqësore.
Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Kërkesa për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Karakteristikat procedurale të këtij gjykimi. Kompetenca për gjykimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.
- Veçoritë e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit në gjykimin administrativ. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore.
- Natyra juridike e vendimit gjyqësor për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Dallimi midis urdhrit të ekzekutimit dhe titullit ekzekutiv. Statusi i vendimit të lëshimit të urdhrit të ekzekutimit në gjykimet përmbarimore. Përmbajtja e urdhrit të ekzekutimit.
- Lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për titutj ekzekutivë gjyqësorë dhe jogjyqësore. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore.
- Prezantim i rasteve të praktikës gjyqësore në lidhje me gjykimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.
Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.
Quiz: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/quiz-urdheri-ekzekutimit/